Lidhur me fushatën e PDK-së në komunën e Drenasit, kryetari i komunës, Ramiz Lladrovci ka dhënë opinion, duke kërkuar që fushata në Drenas të intensifikohet, ashtu siç i ka hije bastionit.
Postimi i Lladrovcit në fb:
Qytetarë të komunës së Drenasit, Bedri Hamza dhe numri 130 është adresa e bastionit!
Kërkoj nga ju qytetarë kampionë dhe Shtabi i fitores së 12 Tetorit, të punoni për fitoren e PDK-së më 28 dhjetor.
Gjatë fundjavës pata shumë takime me qytetarë. Brengë është pjesëmarrja e zbehtë në takime zgjedhore. Gatishmëria ime për të qenë ku e kam vendin në fushatë, nuk hasi në mirëkuptim, andaj, nuk ndjej përgjegjësi.
Bedri Hamzës ia kam ofruar përkrahjen pa kushte. Kërkoj që fushata në Drenas të intensifikohet, ashtu siç i ka hije bastionit.
Prezantimi i Drenasit si komunë e shtatë e PDK, nuk e gëzoi asnjërin nga keqbërësit. Madje, as lajmet e Bedri Hamzës për Drenasin, nuk u pëlqyen nga ata.
E ritheksoj, nuk ka bir nane që na largon nga PDK, as mua me anëtarët e Shtabit fitues e as qytetarët kampionë.
Më shqetësuan edhe lajmet e pakonfirmuara se është anuluar tubimi përmbyllës i PDK-së në Drenas. Pres të adresohet përgjegjësia për këtë dështim.
Arroganca e bedelëve në zgjedhje dhe pas zgjedhjeve lokale, tash po hakmerret.
Qytetarë të dashur,
Fitorja e PDK-së, më 28 dhjetor, nuk është e negociueshme. Kërkoj të jeni aktiv dhe asnjë votë të mos mbetet në shtëpi. Fitorja i duhet Kosovës, i duhet Drenasit, Hashimit, Kadriut, Jakupit e të tjerëve, me Bedri Hamzën kryeministër.
Më 28 dhjetor, bastioni i kampionëve, sërish do ta përsërit mrekullinë, duke qëndruar fort pranë partisë dhe vlerave të heronjve tanë të luftës e paqes. Fitorja bindëse e PDK-së më 28 dhjetor në Drenas është gjuhë e kampionit.
#130
#BedriHamza
#Bashkë, përpara!
https://www.facebook.com/share/p/1DAbmVTuCS/?mibextid=wwXIfr






