Me rastin e zgjatjes së afatit për Regjistrim të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave, kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka ftuar qytetarët të cilët deri më tash nuk janë regjistruar, ta bëjnë këtë deri më 24 Maj 2024.
Në ftesën për regjistrim, theksohet se “Qytetarë të komunës së Drenasit, regjistrohuni, sepse, jeni vlerë e Komunës dhe Kosovës”.
Ftesa për Regjistrim të Popullsisë, Ekonomive familjare dhe Banesave:
Qytetarë të komunës së Drenasit, ju ftojmë të regjistroheni!
Ftojmë të gjithë qytetarët e Komunës së Drenasit, të cilët nuk janë regjistruar deri më sot, këtë ta bëjnë deri më 24 maj 2024.
Për regjistrim, qytetarët e paregjistruar apo me banim në adresa të përkohshme jashtë komunës së Drenasit, mund të thërrasin në numrat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës për regjistrim me ekipet mobile.
Numrat kontaktues për ReKos2024:
1. Tel: (+383) 046 500-156 (REKOS2024)
2. Tel: (+383) 046 500-151 (REKOS2024)
3. Tel: (+383) 046 101-712 (REKOS2024)
4. Tel: (+383) 046 101-692 (REKOS2024)
5. Tel: (+383) 046 101-708 (REKOS2024)
6. Tel: (+383) 046 101-687 (REKOS2024)
7. Tel: (+383) 046 101-694 (REKOS2024)
8. Tel: (+383) 046 500-153 (REKOS2024)
9. Tel: (+383) 046 500-158 (REKOS2024)
10. Tel: (+383) 046 500-157 (REKOS2024)
11. Tel: (+383) 046 101 813 (REKOS2024) për komunat në Veri të Kosovës.
Qytetarët mund të shkruajnë edhe në E mail: infoask@rks-gov.net
Qytetarë të komunës së Drenasit, regjistrohuni, sepse, jeni vlerë e Komunës dhe Kosovës!