12.2 C
New York
Sunday, November 24, 2024

Buy now

Lladrovci fton për Konventën e PDK-së: Bashkë për ndryshim!

- Advertisement -

Me rastin e mbajtjes së Konventës së Partisë Demokratike të Kosovës, kryetari i degës së PDK-së në Drenas, njëherësh kryetar i komunës, ka ftuar qytetarët të marrin pjesë në këtë konventë, për Bedri Hamzën kryeministër.

Pres të jemi në numër të madh në Pallat, sepse, nevoja dhe vullneti për ndryshim është më i madh se kurrë më parë. Bashkë për ndryshim, ka shkruar Lladrovci.

Ftesa e Lladrovcit për Konventë:

Të nderuar anëtarë e simpatizantë të PDK-së,
Qytetarë të nderuar,

Më 2 nëntor, ditën e shtunë, në ora 17:00, në Pallatin e Rinisë, mbahet Konventa e Partisë Demokratike – Bedri Hamza për kryeministër.

Trashëgimia e jashtëzakonshme shtetformuese e shtetndërtuese e PDK-së, ndodhet para testit të madh të zgjedhjeve të 9 shkurtit. Si asnjë herë më parë, kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ndodhet para përgjegjësisë më të madhe nga Shpallja e Pavarësisë e deri sot, për shkak të situatës në të cilën ndodhet Republika e Kosovës.

Vizioni dhe misioni ynë i përmbledhur në Platformën e Bedri Hamzës, presim ta nxjerr Republikën e Kosovës nga gjendja e mjerueshme në të cilën ndodhet, pa anëtarësime në organizatat ndërkombëtare, me sanksione, korrupsion enorm me blerjet njëburimore dhe punësime, rritje e çmimeve, degradim i marrëdhënieve me aleatët jetik të shtetit tonë e deri mungesa e perspektivës për të rinjtë dhe largimi i tyre, e deri te mungesa e realizimit të projekteve kapitale.

Të gjitha këto dhe shumë defekte tjera të qeverisjes aktuale, presim që Bedri Hamza t’i adresojë dhe ofrojë zgjedhje më të mirë për Kosovën dhe qytetarët tanë, duke dhënë shembullin e qeverisjes së mirë, transparente, gjithëpërfshirëse dhe me barazi para ligjit. Po ashtu, pres që Qeveria e ardhshme të jetë përkrahëse e fuqishme e mbrojtjes së heronjve tanë të luftës dhe paqes në Hagë.

Qytetarë kampionë të komunës kampion të qeverisjes së mirë, bastion i PDK-së, pres të jeni në numër të madh në Pallatin e Rinisë, për t’i thënë Po Bedri Hamzës, për t’i thënë boll keqqeverisjes dhe degradimit të shtetit. Pres të jemi në numër të madh në Pallat, sepse, nevoja dhe vullneti për ndryshim është më i madh se kurrë më parë. Bashkë për ndryshim!

Me nderime,
Ramiz Lladrovci

https://www.facebook.com/share/p/EEapfjAuvGb4iPAv/?mibextid=WC7FNe

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit