21.7 C
New York
Thursday, September 25, 2025

Buy now

Lladrovci: Fitorja “Për Drenasin Kampion” është fitore e qytetarëve me 101 arsye, është fitore e zemrës së Kosovës!

- Advertisement -

Në vijim të fushatës zgjedhore, Ramiz Lladrovci, ka mbajtur takime me qytetarë të disa fshatrave, me ç’rast ka shkruar se fitorja “Për Drenasin Kampion” është fitore e pandalshme e të gjithë qytetarëve të komunës së Drenasit me 101 arsye, është fitore e zemrës së Kosovës.

Postimi i tij në fb:

Fryma e fitores “Për Drenasin Kampion”, tashmë është dëshmi e rrugës tonë të drejtë me 101 arsye për fitoren e qytetarëve kampionë.

Me qytetarët e Vasilevës, Poklekut të vjetër dhe të Korroticës së Epërme, me kandidatet për Kuvend, Qëndresa Kluna, Fitore Morina Hoxha dhe kandidatët tjerë, diskutuam pse jemi kampion të performancës dhe pse nuk ka forcë as fuqi që na largon nga vlerat e përbashkëta me heronjtë tanë të luftës dhe paqes.

Keqbërësit dhe bedelat nuk i bëjnë nder qytetarëve të komunës së Drenasit dhe ne nuk do të ndalemi të theksojmë punën e shkëlqyer në garë për grantin e performancës, gjashtë herë kampion në nivel nacional, në pritje të titullit të shtatë.

Lista e kandidatëve kampionë “Për Drenasin Kampion”, është listë e përbërë nga fëmijë të dëshmorëve dhe martirëve, nga familjarë të veteranëve e invalidëve të UÇK-së, intelektualë me formim akademik, janë të përkushtuar për mirëqenien e qytetarëve, zbatimin e ligjit, për gjasa e mundësi të barabarta.

Fitorja “Për Drenasin Kampion” është fitore e pandalshme e të gjithë qytetarëve të komunës së Drenasit me 101 arsye, është fitore e zemrës së Kosovës!

Vazhdojmë edhe katër!

https://www.facebook.com/share/p/19mFJ6Xo9f/?mibextid=wwXIfr

Të ngjashme

Të fundit