Home Lajme Lladrovci: Feha, Xheva, Fatimja dhe Shefqeti, mbesin yje të përjetshme në qiellin e lirë të Kosovës

Lladrovci: Feha, Xheva, Fatimja dhe Shefqeti, mbesin yje të përjetshme në qiellin e lirë të Kosovës

0
Lladrovci: Feha, Xheva, Fatimja dhe Shefqeti, mbesin yje të përjetshme në qiellin e lirë të Kosovës

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka falënderuar pjesëmarrësit në homazhe dhe respektimin e 25 vjetorit të rënies heroike të Fehmi e Xhevë Lladrovci, Fatime Hetemit dhe Shefqet Zekaj, raporton Scanner.

Faleminderit të gjithëve për praninë Tuaj në 25 vjetorin e datës që zuri vend në histori, keni nderuar heronjtë dhe dëshmorët, keni nderuar veten dhe familjet tuaja, ka shkruar Lladrovci.

Postimi i plotë:

Me qytetarë, miq, dashamirë, lider të partive politike, zyrtarë të nivelit qendror e lokal nga të gjitha trojet tona, shënuam 25 vjetorin e kalimit në amshim të heronjëve e heroinave, Fehës, Xhevës, Fatimes e Shefqetit.

Kushdo i ka njohur, e ka ditë se Feha, Xheva me shokë e shoqe të idealit, ishin të pakthyeshëm në rrugën e lirisë. Atdhetarizmi i tyre është i papërshkrueshëm dhe i pamatshëm, duke i qëndruar besnik idealeve të UÇK-së dhe rrugës së Komandantit legjendar, Adem Jasharit.

Sot, prania e bashkëveprimtarëve të Fehës e Xhevës, më zgjoi emocione të veçanta sepse, të gjithë ishim në rrugën e sakrificës, por, vdekja nuk na deshti. Me nderim i kujtuam edhe udhëheqësit tanë të luftës e paqes, Hashimin, Kadriun, Jakupin dhe Rexhën me shokë, të cilët presim të lirohen të pafajshëm.

Faleminderit Baca Bedri, vëlla Ali, kryetar Memli Krasniqi, kryetar Ramush Haradinaj, kryetarë komunash të tri shteteve tona, deputetë, asamblistë, drejtorë të drejtorive dhe zyrtarë të Kosovës, Maqedonisë së Veriut e Shqipërisë dhe mysafirë e atdhetarë të nderuar.

Faleminderit të gjithëve për praninë Tuaj në 25 vjetorin e datës që zuri vend në histori, keni nderuar heronjtë dhe dëshmorët, keni nderuar veten dhe familjet tuaja.

Feha, Xheva, Fatimja dhe Shefqeti, mbesin yje të përjetshme në qiellin e lirë të Kosovës.

Lavdi heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të kombit!

Lavdi Ushtrisë Çirimtare të Kosovës!

Exit mobile version