18 C
New York
Friday, August 1, 2025

Buy now

Lladrovci falënderon qytetarët për përkrahje: Bashkë, vazhdojmë +4

- Advertisement -

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka shprehur mirënjohjen e tij publike për mbështetjen dhe mesazhet e shumta që ka marrë nga qytetarët pas shpalljes së kandidaturës së tij për një mandat të ri.

“Ju falënderoj për të gjitha mesazhet përkrahëse, përgëzimet dhe ofrimin e bashkëpunimit. Në pamundësi të përgjigjes ndaj mijëra mesazheve, ju falënderoj të gjithëve, ua kthefshim me të mirë,” ka thënë Lladrovci në një postim publik.

Ai ka bërë të ditur se ka pranuar edhe dhjetëra ftesa për takime apo vizita në shtëpi dhe lagje, por për momentin nuk është e mundur të i përgjigjet të gjithëve.

Lladrovci ka theksuar se ende nuk ka nisur fushatën dhe se qytetarët nuk do të shqetësohen me telefonata, duke shtuar se për çdo aktivitet të radhës do të njoftohen përmes agjendës publike.

Postimi i plotë:

Falënderim!

Qytetarë të nderuar,
Ju falënderoj për të gjitha mesazhet përkrahëse, përgëzimet dhe ofrimin e bashkëpunimit. Në pamundësi të përgjigjes ndaj mijëra mesazheve, ju falënderoj të gjithëve, ua kthefshim me të mirë.

Në mesin e mesazheve, janë dhjetëra ftesa për takime dhe vizita në shtëpitë Tuaja apo në lagje. Ju falënderoj të gjithëve nga zemra, por, përgjigja ndaj të gjitha ftesave, tani për tani është e pamundur.

Ne ende nuk e kemi filluar fushatën e as nuk i shqetësojmë qytetarët me telefonata. Për çdo veprim, do të njoftoheni paraprakisht, duke e bërë publike agjendën apo kalendarin e takimeve dhe aktiviteteve.

PËR DRENASIN KAMPION ME RAMIZ LLADROVCIN

JU FALEMINDERIT! BASHKË, VAZHDOJMË +4!

Të ngjashme

Të fundit