18.1 C
New York
Sunday, September 8, 2024

Buy now

Lladrovci falënderon presidenten Osmani për respektin dhe vlerësimet e komunës së Drenasit

- Advertisement -

Me rastin e vizitës së Presidentes Osmani në komunën e Drenasit, kryetari i komunës, Ramiz Lladrovci e ka falënderuar atë për respektin dhe vlerësimet e komunës së Drenasit, komunë kampion të qeverisjes së mirë, raporton Scanner.

Falënderoj të gjitha gratë dhe vajzat që iu përgjigjen ftesës sonë, drejtoreshave dhe asamblisteve, zyrtareve të komunës dhe mysafireve që këtë ditë e bëjnë të veçantë, ka shkruar Lladrovci.

Postimi i plotë:

Sot, me nderim, kemi pritur në takim, Shkëlqesinë e Saj, presidenten Vjosa Osmani Sadriu.

Agjenda filloi nga Qendra e Biznesit Drenasi I, ku na priti Kujtim Gjevori, kompani që favorizon punësimin e grave. Aty diskutuam rreth sfidave dhe arritjeve të kompanisë dhe bizneseve, si eksportues dhe punëdhënës të dalluar për gratë.

Në Kabinet, Presidenten e prita me drejtoresha dhe Gjeneral Irfete Spahiun, me ç’rast ua dhurova mysafireve medalionet e punuara nga QPDG, dhe librin kushtuar Fehmi e Xhevë Lladrovcit të Bedri Islamit, “Përjetësia e dyfishtë”.

Në Asamble, theksova se ne kemi 31 asamblistë, qeveri lokale me 12 drejtori, komunë e parë në Kosovë e rajon që në vendimmarrje, në pushtetin lokal ka gjysmën gra.

Po ashtu, theksova se jemi komunë me performancën më të mirë komunale në nivel nacional, për vite me radhë, me transparencë, llogaridhënie dhe qeverisje demokratike.

Për këto suksese, gjysmën e suksesit apo më shumë e kanë gratë.

Kemi punuar shumë, por, kemi edhe shumë punë për të bërë. Arsimi, shëndetësia, zhvillimi ekonomik, bujqësia janë disa nga prioritetet, mund të lavdërohemi me shumë punë të kryera, ashtu siç jemi kampion në zbatim të ligjit, kështu do të vazhdojmë.

Në Gllanasellë, vizituam shkollën “Xhevë Krasniqi Lladrovci”, ku diskutuam për arsimin dhe arritjet tona në këtë fushë. Para bustit të Heroinës, vendosëm buçetë me lule.

Kori i drejtuar nga arsimtari Hajzer Gjoshi, na mbushi me emocione, me zërin e ëmbël të nxënësve, ku “Besa-Besë”, mori jehonë të veçantë, ashtu sikur pritja e nxënësve dhe organizimi nga stafi i shkollës.

Falënderoj të gjitha gratë dhe vajzat që iu përgjigjen ftesës sonë, drejtoreshave dhe asamblisteve, zyrtareve të komunës dhe mysafireve që këtë ditë e bëjnë të veçantë.

Zonja Presidente, ju faleminderit për respektin dhe vlerësimet për punën në komunën e Drenasit. Drenasi është zemra e Kosovës!

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid0Pm4mc6PuwLPpdFJo94NdP7D8B78a2AiYCyPiAjbcZHt1D97d1do8mt5Ex3uvtiZ2l&id=1653723698&mibextid=WC7FNe

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit