-10.6 C
New York
Tuesday, January 21, 2025

Buy now

Lladrovci: Faktorizimi i bandave, do ndalur me hapa të mençur politik

- Advertisement -

Me rastin e situatës së krijuar në veri, kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka theksuar se “Busulla jonë, ka qenë dhe është atë që na dha Amerika. Përtej kësaj, busulle, ne ende nuk kemi zbulim që e zëvendëson atë. As Lajçaku, as Borreli, as BE-ja, nuk e zëvendëson atë”.

Lladrovci tlrheq vërejtjen duke përmendur Ujmanin: “Bandat kriminale, duhet ndalur. KFOR-i do pak kohë sa t’i heq barrikadat, por, kujdesi ndaj Ujmanit, do shtuar. Ujmani do mbikëqyrur sepse, përtej 8 orëve, nuk e përballon KEK-u mungesën e ujit për ftohje”.

Postimi i Lladrovcit:

Pa veriun e vet, Kosova nuk do të ishte shtet, as Republikë. Situata nuk ka qenë sikur kemi dëshiruar ne, as faktori ndërkombëtar, megjithëse u bënë disa hapa pozitiv, por jo përfundimtar. Veriu tash ka filluar të vlojë. A ka mundur të evitohet me hapa politik e institucional më të mençur – po. Po e madhe.

Busulla jonë, ka qenë dhe është atë që na dha Amerika. Përtej kësaj, busulle, ne ende nuk kemi zbulim që e zëvendëson atë. As Lajçaku, as Borreli, as BE-ja, nuk e zëvendëson atë. Kjo busullë, nuk duhet keqpërdorur, as për politikë as për qëllime të politikës ditore.

Bandat kriminale, duhet ndalur. KFOR-i do pak kohë sa t’i heq barrikadat, por, kujdesi ndaj Ujmanit, do shtuar. Ujmani do mbikëqyrur sepse, përtej 8 orëve, nuk e përballon KEK-u mungesën e ujit për ftohje. Faktorizimi i bandave, do ndalur me hapa të mençur politik.

Busulla jonë, tash për tash nuk ka alternativë, ndjek drejtimin që të jep!

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit