Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, me rastin e Epopesë së UÇK-së, ka theksuar se “Epopeja e UÇK-së, është ngjarje që rizgjoi historinë e frymës skënderbejane”.
Postimi i plotë i Lladrovcit në rrjetin social:
Epopeja e UÇK-së, është ngjarje që rizgjoi historinë e frymës skënderbejane, për liri e pavarësi kundër robërisë, përbuzjes dhe shtypjes.
Ishte ajo energji shekullore e përqendruar te Komandanti legjendar Adem Jashari, për të dhënë mesazhin se jemi gjallë e krenar në tokën tonë, përgjithmonë.
Në këtë ditë të shënuar për kombin, mora pjesë në Seancën solemne të Kuvendit të Kosovës dhe parakalimin e Forcës të Sigurisë së Kosovës, pasardhëse e UÇK-së.
Lavdi Komandantit legjendar Adem Jashari!
Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!