2.5 C
New York
Thursday, March 27, 2025

Buy now

Lladrovci: Epopeja e Dukagjinit do të mbetet faqe e përjetshme lavdie

- Advertisement -

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka përkujtuar Epopenë e Dukagjinit dhe përvjetorin e fillimit të bombardimeve të NATO-s kundër caqeve ushtarake serbe.

“Zjarri i pandalshëm i lirisë që do të fillonte më 24 mars 1998 në Gllogjanin heroik ku në ballë qëndronte Ramush Haradinaj, do të jetë flakë e cila nuk do të ndalej deri në çlirimin e Kosovës. Epopeja e Dukagjinit do të mbetet faqe e përjetshme lavdie”, ka shkruar Lladrovci.

Postimi i plotë:

Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e filluar në Prekazin legjendar, kishte lëvizur kombin nga dyshimet se cila do të jetë rruga e okupatorit. Qëllimi i okupatorit ishte tepër i qartë: shuarja e çdo përpjekje për çlirimin e vendit dhe thyerjen e çdo rezistence. Kjo, nuk i shkoi për dore.
Në vend se të gjente heshtjen, okupatori serb gjeti qëndresën. Zjarri i pandalshëm i lirisë që do të fillonte më 24 mars 1998 në Gllogjanin heroik ku në ballë qëndronte Ramush Haradinaj, do të jetë flakë e cila nuk do të ndalej deri në çlirimin e Kosovës. Epopeja e Dukagjinit do të mbetet faqe e përjetshme lavdie.
Pas një viti, deri sa populli i Kosovës në krye me UÇK-në zhvillonte luftë çlirimtare me krejt fuqitë që dispononte, ngjau mrekullia. Pas Konferencës së Rambujesë dhe përdorimit të mekanizmave paqësor të cilët ishin pa efekt kundër shtetit okupator jugosllav, doli në shesh NATO-ja në krye me Amerikën. Filloi bombardimi deri në kapitullimin e Jugosllavisë dhe tërheqjen e plotë nga Kosova.
Në këtë ditë të shënuar të historisë së kombit shqiptar, shprehim nderim për të gjithë pjesëtarët, përkrahësit dhe kontribuuesit e fuqizimit të UÇK-së që nuk u zmbrapsen dhe me vetëmohim i qëndruan besnik kauzës së çlirimit të Kosovës nga okupatori!
Lavdi dëshmorëve dhe martirëve të kombit!
Lavdi e përjetshme Epopesë së Dukagjinit dhe Haradinajve heroik!
Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!
Nderim i përjetshëm për aleatët tanë, për NATO-n në krye me Amerikën!
https://www.facebook.com/share/p/12MXoBxYTh7/?mibextid=wwXIfr

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit