4.2 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Lladrovci: E drejta jonë para 145 vjetëve mbeti jetime, e pambrojtur nga faktori i jashtëm, pavarësisht bashkimit të faktorit kombëtar

- Advertisement -

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, mori pjesë në shënimin e përvjetorit të Lidhjes së Prizrenit, nën organizimin e kryetarit të Prizrenit, Shaqir Totaj, në Kuvendin e Prizrenit, ku ishte i pranishëm Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj dhe kryetarët e shumë komunave shqiptare.

Lladrovci ka shprehur nderim për kontribuuesit e lirisë, duke deklaruar: “Lavdi atdhetarëve ndër shekuj që mbajtën ndezur zjarrin e lirisë, deri në luftën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

Postimi i plotë:

Në këtë datë historike, kujtojmë me nderim atdhetarët e bashkuar nën besën e Lidhjes së Prizrenit, besës më të madhe nga koha e Skënderbeut.

E drejta jonë, para 145 vjetëve, mbeti jetime, e pambrojtur nga faktori i jashtëm, pavarësisht bashkimit të faktorit kombëtar. Na mungoi aleanca, në tryezat evropiane ku fati ynë trajtohej për kusure ndërmjet fuqive të mëdha.

Kërkesat e Lidhjes, hasën në vesh të shurdhër, ndërsa shqiptarët vriteshin nga disa kombe, në katër vilajete, duke mbrojtur tokën e vet.

Kjo e drejtë e jona, pjesërisht do të realizohet në Vlorë e Prishtinë, me Pavarësinë e Shqipërisë, më 1912 dhe Pavarësinë e Kosovës, më 2008.

Lavdi atdhetarëve ndër shekuj që mbajtën ndezur zjarrin e lirisë, deri në luftën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!

Nderim i përhershëm aleatëve tanë që me vendosmëri mbrojtën të drejtën tonë për të jetuar në shtet të lirë e vlera euro-atlantike!
https://instagram.com/p/CtUh5V9Ni3D/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit