Në dy tubime zgjedhore, në Fushticë të Ulët dhe Sankoc, Ramiz Lladrovci, bashkë me dy kandidatet e Listës “Për Drenasin Kampion”, znj. Qëndresë Xhema, znj. Diellza Rama dhe kandidatët tjerë të listës, diskutuan për arritjet e sfidat e qeverisjes si dhe shpalosën pjesë të programit për mandatin e ardhshëm.
“Kemi 101 arsye “Për Drenasin Kampion”, për fitoren e madhe e cila nuk mund të pengohet as nga keqbërësit e as nga uzurpatorët. Vazhdojmë edhe katër”, ka shkruar Lladrovci në fb.
Postimi i plotë:
Me 101 arsye “Për Drenasin Kampion”, takuam qytetarët e Fushticës së Ulët dhe Sankocit, bashkë me kandidatet Qëndresë Xhema, Diellza Rama dhe kandidatët tjerë të Listës tonë për Kuvendin e Komunës dhe diskutuam për arritjet e sfidat e qeverisjes tonë, po ashtu, shpalosëm pjesë të programit për mandatin e ardhshëm.
Motivet tona janë të qarta, vazhdimin e qeverisjes kampion me qytetarët kampionë, kundër keqbërësve dhe bedelëve të tyre, kundër korrupsionit dhe uzurpatorëve, kundër mashtruesve dhe keqpërdoruesve të votës dhe besimit qytetar.
Drenasi është zemra e Kosovës, ne kemi ditur gjithmonë të jemi bashkë për vlerat, për rrugën e drejtë, dje në luftën çlirimtare dhe shtetndërtim me heronjtë tanë të luftës dhe paqes, sot në fuqizimin e pushtetit lokal, zbatimin e barazisë para ligjit me gjasa e mundësi të barabarta.
Lista jonë për Kuvendin e Komunës, “Për Drenasin Kampion”, është listë që për herë të parë në vend dhe rajon po e zbatojmë barazinë gjinore, ashtu siç jemi të parët me ekzekutiv me barazi të plotë gjinore. Gratë në vendimmarrje janë vlerë e shtetit tonë, lirisë tonë dhe arritjeve tona.
Kemi 101 arsye “Për Drenasin Kampion”, për fitoren e madhe e cila nuk mund të pengohet as nga keqbërësit e as nga uzurpatorët. Vazhdojmë edhe katër!
https://www.facebook.com/share/p/19rcqAWLUe/?mibextid=wwXIfr