23.7 C
New York
Thursday, May 8, 2025

Buy now

Lladrovci: Drenasi bëhet pjesë e rrjetit “Mayors for Peace” me angazhim për paqe, siguri dhe solidaritet ndërkombëtar

- Advertisement -

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka njoftuar se Komuna e Drenasit po i bashkohet organizatës ndërkombëtare “Mayors for Peace” që tubon mbi 8,000 qytete anembanë globit me angazhim për paqe, siguri dhe solidaritet ndërkombëtar.

“Sot arriti konfirmimi me letër nga Japonia se Komuna e Drenasit është pjesë e organizatës ndërkombëtare “Mayors for Peace”, nismë nga Hiroshima. I lumtur që komuna e Drenasit, kontribuuese e madhe e lirisë së Kosovës, është pjesë e kësaj organizate”, ka shkruar Lladrovci.

Ai ka falënderuar z. Matsui Kazumi për aprovimin e kërkesës për të qenë pjesë e organizatës që merret me promovimin e paqes globale dhe eliminimin e armëve bërthamore.

“Komuna e Drenasit si pjesë e “Mayors for Peace” i bashkohet rrjetit me mbi 8,000 qytete anembanë globit me angazhim për paqe, siguri dhe solidaritet ndërkombëtar. E kaluara e qytetarëve të Drenasit është mësim që nuk duhet harruar!”, ka theksuar në fund Lladrovci.

https://www.facebook.com/share/p/16B8Z2eoJw/?mibextid=wwXIfr

Të ngjashme

Të fundit