Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, me rastin e Ditës së të zhdukurve me dhunë, ka theksuar se “drejtësia nuk guxon të heshtë apo të harrojë shkaktarët e vuajtjeve tona vetëm pse deshtëm liri e shtet”.
Postimi i plotë:
Në Ditën e të zhdukurve me dhunë, kujtojmë me nderim të zhdukurit, vuajtjet e familjeve në lidhje me fatin e më të dashurve të tyre, duke theksuar se kurrë nuk do t’i harrojmë.
Liria jonë është e mangët pa ndriçimin e fatit të secilit që pati fat tragjik vetëm pse ishte shqiptar apo ishte qytetar i Republikës së Kosovës.
Drejtësia nuk guxon të heshtë apo të harrojë shkaktarët e vuajtjeve tona vetëm pse deshtëm liri e shtet!
https://www.facebook.com/share/p/JxF8zx9QsKFL7aYt/?mibextid=WC7FNe