10.4 C
New York
Sunday, November 16, 2025

Buy now

Lladrovci: Drejtësi për heronjtë tanë të luftës dhe paqes!

- Advertisement -

Në protestën e organizuar nga shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së në Strasburg, mori pjesë bashkë me mijëra qytetarë edhe Ramiz Lladrovci, me ç’rastka theksuar se “këtu filloi zbatimi i narracionit dhe mashtrimit shekullor për organet e drejtësisë ndërkombëtare”.

Postimi i tij në rrjetin social:

Drejtësi për heronjtë tanë të luftës dhe paqes!

Jemi sot këtu, në Strasburg, në vendin e drejtësisë evropiane, për të kërkuar drejtesi, e drejtësia është pafajësi për heronjtë tanë të luftës dhe paqes.

Këtu nisi orteku i propagandës më të poshtër kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Këtu filloi zbatimi i narracionit dhe mashtrimit shekullor për organet e drejtësisë ndërkombëtare.

Më 25 janar 2011, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, votoi me shumicë raportin famëkeq të Dik Martit, megjithëse Damian Gjiknuri, Shpëtim Idrizi, bashkë me disa përfaqësues nga Turqia, Britania e Madhe dhe Gjeorgjia ishin kundër.

Lufta jonë e drejtë dhe e zhvilluar në pajtim me normat ndërkombëtare, nuk mund të njolloset. Duam drejtësi për heronjtë tanë të luftës dhe paqes. Liri për Hashimin, Kadriun, Jakupin, Rexhën dhe të tjerët. Drejtësia është pafajësi për çlirimtarët!

https://www.facebook.com/share/p/1MfoNtogjV/?mibextid=wwXIfr

Të ngjashme

Të fundit