Me rastin e përvjetorit të zhdukjes së mjekut e çlirimtarit, heroit Dr. Hafir Shala, kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka shkruar se Dr. Hafir Shala, është shembull i profesionalizmit dhe atdhedashurisë ndër breza.
Postimi i Lladrovcit në fb:
Me lule pranë shtatores dhe homazhe me familjarët e heroit, familjarë të dëshmorëve dhe qytetarë, kemi nderuar Heroin Dr. Hafir Shala, në përvjetorin e 28-të të rrëmbimit të tij. Dhimbja për Dr. Hafirin mbetet e madhe, sepse, dora gjakatare e rrëmbeu në fillim të luftës çlirimtare, kur më së shumti i duhej familjes dhe popullit të tij.
Dr. Hafir Shala, është shembull i profesionalizmit dhe atdhedashurisë ndër breza, sypatrembur, me ndërgjegje të lartë si mjek e humanist, shërues i plagëve të çlirimtarëve dhe atdhetar nga rinia e hershme. Deri më sot, mbetet ende i paqartë fati i tij, ndërsa ideatorët dhe ekzekutorët e këtij krimi janë ende të pandëshkuar.
Lavdi e përjetshme për heroin e kombit, dr. Hafir Shala!
https://www.facebook.com/share/1DNeviWeTk/?mibextid=wwXIfr





