Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, në Ditën e të pagjeturve, ka theksuar se kjo ditë e shton dhimbjen, kur as pas 24 vitesh, nuk dihet fati i mbi 1600 personave të zhdukur me dhunë, raporton Scanner.
Po ashtu, sot, u përkujtua shkrimtari ynë i mirënjohur për fëmijë, Ymer Elshani me manifestimin tradicional letrar, “Sofra poetike”, ku me shkrimet e veta morën pjesë shkrimtarë të shumtë për fëmijë dhe krijues të rinj, recituan poezitë e veta kushtuar këtij vigani të letrave shqipe, ka shkruar Lladrovci.
Postimi i plotë:
“Dita e të pagjeturve”, është ditë që na thellon dhimbjen për personat e zhdukur me dhunë të vendit tonë dhe të qytetarëve të Drenasit kur as pas 24 vitesh, nuk dihet fati i mbi 1600 personave. Zhdukja e personave gjatë luftës tonë çlirimtare është krim i rëndë dhe akt gjenocidi i kryer nga forcat ushtarake serbe.
Po ashtu, sot, u përkujtua shkrimtari ynë i mirënjohur për fëmijë, Ymer Elshani me manifestimin tradicional letrar, “Sofra poetike”, ku me shkrimet e veta morën pjesë shkrimtarë të shumtë për fëmijë dhe krijues të rinj, recituan poezitë e veta kushtuar këtij vigani të letrave shqipe, nën organizimin e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport.
Manifestimi letrar kushtuar Ymer Elshanit, është i rëndësishëm për komunën tonë, sepse, shprehim nderimin tonë për një nga shkrimtarët më të mirë për fëmijë në botën e letrave shqipe i cili u flijua për lirinë e Kosovës bashkë me katër bijtë e tij, nënën, bashkëshorten dhe dëshmorët e martirët tjerë në Masakrën e Poklekut.
Liria e Kosovës kishte çmim jashtëzakonisht të lartë dhe kurrë nuk do ta harrojmë këtë sakrificë.
Lavdi heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të kombit!
Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!
https://instagram.com/p/Criuk-ht7Yf/