Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka nënshkruar me ministrin e Shëndetësisë, Rifat latifin, Memorandumin e bashkëpunimit për ndërtimin e objektit të ri të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Drenas, me vlerë 2.124.015 euro.
“Cilësia e shërbimeve shëndetësore është e lidhur ngushtë me kushtet që ua ofrojmë profesionistëve shëndetësorë, ambiente dhe material shpenzues, pajisje dhe respekt për punën e tyre shëndetin e qytetarëve tanë, me qëllim të trajtimit sa më të mirë e më cilësor”, ka theksuar Lladrovci.
Postimi i plotë i tij:
Sot me Ministrin e Shëndetësisë, Dr. Rifat Latifi, kemi nënshkruar Memorandumin e Bashkëpunimit ndërmjet komunës së Drenasit dhe Ministrisë së Shëndetësisë, për Realizimin e Projektit “Ndërtimi i objektit të ri të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Drenas”.
Vlera e investimit është 2.124.015 euro, projekt që pritet të realizohet deri në vitin 2024 dhe në Memorandum janë përcaktuar detyrat e përbashkëta dhe të veçanta për realizimin e këtij projekti shumë të rëndësishëm për komunën tonë.
Cilësia e shërbimeve shëndetësore është e lidhur ngushtë me kushtet që ua ofrojmë profesionistëve shëndetësorë, ambiente dhe material shpenzues, pajisje dhe respekt për punën e tyre shëndetin e qytetarëve tanë, me qëllim të trajtimit sa më të mirë e më cilësor.
Respekt Ministër Latifi për vazhdimin e projektit të planifikuar dhe të aprovuar para disa vitesh. Vërtetë Drenasi dhe qytetarët e komunës tonë kishin nevojë për këtë objekt madhor për shëndetësinë primare!