Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci bashkë me ish deputetin e PDK-së, dr. Fatmir Xhelili, ka takuar ish kryeministrin dhe gjeneralin Agim Çekun, të cilin e ka vlerësuar si “mikun e Fehmiut, mikun tim dhe të familjes, njeriun me virtyte të larta dhe me kontribute të jashtëzakonshme për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”.
Lladrovci ka shkruar se “Ai është pjesë e rëndësishme e historisë dhe lavdisë se UÇK -se sepse i është përgjigjur kur e ka thirrë Atdheu. Ata qe nuk i janë përgjigjur me kohë zërit të Atdheut nuk mund ta ndryshojnë këtë histori ! Historia nuk mund të kthehet prapa për ata që janë vonuar”.
“Bashkë me Fatmir Xhelilin patëm një takim të këndshëm me gjeneral Agim Çekun mikun e Fehmiut, mikun tim dhe të familjes, njeriun me virtyte të larta dhe me kontribute të jashtëzakonshme për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Gjeneral Çeku është hero i dy luftërave çlirimtare të Kosovës dhe Kroacisë dhe kushdo qe mundohet të mohojë këtë kontribut e korit veq veten e tij. Gjeneral Agim Çeku e ka mbështetur organizimin dhe luftën e UÇK-së që në ditë e para dhe është bërë Komandant i saj në periudhën me vendimtare të luftës. Ai është pjesë e rëndësishme e historisë dhe lavdisë se UÇK -se sepse i është përgjigjur kur e ka thirrë Atdheu. Ata qe nuk i janë përgjigjur me kohë zërit të Atdheut nuk mund ta ndryshojnë këtë histori ! Historia nuk mund tē kthehet prapa për ata që janë vonuar”, ka shkruar Lladrovci.