Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, priti në takim, pjesëtarët e KFOR-it, me ç’rast diskutuan për ngritjen e një këndi të lojërave për fëmijë në Komoran.
“Mysafirët i falënderova dhe theksova se e çmojmë dhe vlerësojmë lart kontributin e KFOR-it për paqen dhe mirëqenien e qytetarëve tanë”, ka shkruar Lladrovci.
Postimi i plotë i Lladrovcit në fb:
Me kënaqësi prita komandantin e LMT Lindje, major Ivan Pogorevc me bashkëpunëtorët e Sektorit për bashkëpunim civil-ushtarak, me ç’rast diskutuam rreth bashkëpunimit të deritashëm të shkëlqyer dhe mundësisë së zgjerimit të mëtejmë të këtij bashkëpunimi.
Znj. Saša Mlakar dhe z. Branko Češarek, nga Sektori i bashkëpunimit civil-ushtarak, prezantuan interesimin për ngritjen e projektit të këndit të lojërave për fëmijë, në Komoran. Në fillim të takimit ceka punën e çmuar që bën KFOR-i për sigurinë si dhe bashkëpunimin e ofruar në fushat tjera.
Këndi i lojërave për fëmijë është i mirëseardhur dhe ne do të kontribuojmë që të realizohet ky projekt, njëherësh, do të shohim edhe mundësitë tjera për bashkëpunim me këtë sektor, në veçanti në aspektin e ruajtjes së ambientit në komunën tonë.
Mysafirët i falënderova dhe theksova se e çmojmë dhe vlerësojmë lart kontributin e KFOR-it për paqen dhe mirëqenien e qytetarëve tanë!