8.4 C
New York
Sunday, October 27, 2024

Buy now

Lladrovci: Çdo ditë kujtojmë kontributin e heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të lirisë!

- Advertisement -

Me rastin e 25 vjetorit të rënies së dëshmorëve, kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, me familjarë të dëshmorëve, veteranë të UÇK-së, qytetarë dhe bashkëpunëtorë, ka bërë homazhe dhe vendosën lule të freskëta pranë varrezave të tyre, në Poklek të Vjetër dhe në Abri, transmeton Scanner.

Çdo ditë kujtojmë kontributin e heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të lirisë, sakrifica e të cilëve është në themelet e Republikës së Kosovës, ka shkruar Lladrovci.

Postimi i plotë:

Sot, me rastin e shënimit të 25 vjetorit të rënies së dëshmorëve, Naim Kluna, Sadri Muqolli, Bashkim, Besim e Ramadan Muleta dhe Afrim Kiqina, bashkë me familjarë të dëshmorëve, veteranë të UÇK-së, qytetarë dhe bashkëpunëtorë, kemi bërë homazhe dhe vendosëm lule të freskëta në Poklek të vjetër dhe në Abri.

Çdo ditë kujtojmë kontributin e heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të lirisë, sakrifica e të cilëve është në themelet e Republikës së Kosovës.

Lavdi të gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës!
Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!
https://instagram.com/p/CxntcyUt1qO/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit