Ramiz Lladrovci me rastin e pesëvjetorit të arrestimit të Hashimit, Kadriut, Jakupit, Rexhës dhe të tjerëve, ka theksuar se “çdo ditë e qëndrimit të tyre larg Kosovës, është padrejtësi”.
Hashimin, Kadriun, Jakupin, Rexhën dhe të tjerët, i presim me aktgjykim lirues nga akuzat. Ata zhvilluan luftë të drejtë çlirimtare dhe në bashkëpunim me aleatët, ka shkruar Lladrovci.
“Pesë vjet, liderët tanë të luftës dhe paqes, Hashimi, Kadriu, Jakupi, Rexha dhe të tjerët, nuk janë pranë familjeve, nuk janë fizikisht në mesin tonë, nuk janë të lirë në shtetin për të cilin punuan me përkushtim të jashtëzakonshëm”, deklaron Lladrovci dhe shtoi se “Vepra e heronjve tanë të luftës dhe paqes, e pandashme nga pavarësia e Republikës së Kosovës, është vazhdim i historisë më të ndritur të kombit, histori e filluar me Skënderbeun, e vazhduar me Ismail Qemalin duke përmbyllur shekullin me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.
Drejtësia ndërkombëtare, sipas tij, ka pasur lëshime gjatë ekzistencës së vet, por, procesi ndaj heronjve tanë të luftës dhe paqes në Hagë, do të mbetet njolla më e madhe e saj, tashmë e dëshmuar se është proces i sajuar nga armiqtë tanë, nga burime të pabesueshme dhe të komprometuara.
“Hashimin, Kadriun, Jakupin, Rexhën dhe të tjerët, i presim me aktgjykim lirues nga akuzat. Ata zhvilluan luftë të drejtë çlirimtare dhe në bashkëpunim me aleatët. Çdo ditë e qëndrimit të tyre larg Kosovës, është padrejtësi. Ju presim të pafajshëm çlirimtarë”, deklaroi në fund Lladrovci.
https://www.facebook.com/share/p/1TFLCzxnrn/?mibextid=wwXIfr






