Në takimin e parë të këtij viti, kryetari i komunës së Drenasit e zhvilloi me qytetarë të komunës së Malishevës, të cilët i shprehën respekt për punën që bën në komunën që udhëheq.
Propozimet që brenda kufijve të komunës tonë të përfshihet edhe lagje e fshatra të komunave tjera nuk është e re, por, është e pamundur, ka shkruar Lladrovci.
Postimi i plotë në rrjetin social:
Takimin e parë në këtë vit e fillova me dy qytetarë të Komunës së Malishevës, të cilët shprehën respektin për punën që bëhet në komunën e Drenasit.
Kjo punë vërehet më së miri nga qytetarët që jetojnë e punojnë në fshatrat në kufi të dy komunave, duke bërë krahasimin me kushtet që përcaktojnë cilësinë e jetës së qytetarëve.
Ne, kemi punuar shumë dhe punojmë që çdo lagje e fshat të komunës tonë, pa dallim të ketë kushte për jetë sa më cilësore. Propozimet që brenda kufijve të komunës tonë të përfshihet edhe lagje e fshatra të komunave tjera nuk është e re, por, është e pamundur.
Nderim për vlerësimin e punës tonë, paçi vit të suksesshëm!