8 C
New York
Saturday, February 21, 2026

Buy now

Lladrovci: Besimi në drejtësi është argument për veprim!

- Advertisement -

Ramiz Lladrovci ka deklaruar se “angazhimi gjithëkombëtar për të vërtetën tonë duhet të vazhdojë edhe pas 17 shkurtit”.

Postimi i tij në rrjetin social:

Qëndrueshmëria jonë për tu marrë parasysh e vërteta e luftës tonë çlirimtare, provat, fjala e avokatëve dhe heronjve tanë të luftës dhe paqes në Hagë, janë argumente për vendim lirues.

Duhet të ketë djem e vajza, burra e gra atdhetare që e shohin këtë padrejtësi ndaj heronjve tanë të luftës dhe paqes, sepse është padrejtësi ndaj Kosovës, kombit dhe të vërtetës.

Demonstrata të qeta në qytetet evropiane, me diplomaci aktive e miq, do të ishin hapa deri në vendimin lirues për heronjtë tanë të luftës dhe paqes, Hashimin, Kadriun, Jakupin, Rexhën e bashkëluftëtarët.

Angazhimi gjithëkombëtar për të vërtetën tonë duhet të vazhdojë edhe pas 17 shkurtit. Besimi në drejtësi është argument për veprim!

https://www.facebook.com/share/1EX5kPJvmx/?mibextid=wwXIfr

Të ngjashme

Të fundit