7.1 C
New York
Friday, March 21, 2025

Buy now

Lladrovci bën homazhe për dëshmorin Bekim Hysenaj: Lavdia e dëshmorëve dhe martirëve, është e përjetshme!

- Advertisement -

 

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, me Kabinetin e tij, ka vendosur buqetë me lule dhe kanë bërë homazhe në shenjë nderimi për dëshmorin Bekim Hysenaj në Abri.

Sot e gjithmonë, do të përkulemi me nderim për bijat e bijtë më të devotshëm të kombit që lirinë e kishin më të çmueshme se jetën, ka shkruar Lladrovci.

Postimi i plotë i tij në rrjetin social:
Para 26 vjetëve, ka rënë dëshmor i kombit, Bekim Hysenaj, në luftën frontale të UÇK-së në Terstenik. Me anëtarë të Kabinetit, te Varrezat e dëshmorëve në Abri, kemi vënë buqetë me lule dhe kemi bërë homazhe, në nderim të jetës dhe veprës së Bekimit, dëshmor i kombit.

Pranvera për Kosovën kurrë nuk do të arrinte pa sakrificën e dëshmorëve dhe martirëve tanë, pa heroizmin dhe përkushtimin e UÇK-së, të Bekimit me shokë, të cilët dhanë më të çmuarën-jetën, për çlirimin e vendit.

Sot e gjithmonë, do të përkulemi me nderim për bijat e bijtë më të devotshëm të kombit që lirinë e kishin më të çmueshme se jetën.

Unë e çmoj çdo orar të cilin e vendosin familjet si kohë të përshtatshme (16:45) për shprehjen e nderimit për dëshmorët dhe martirët, por, për të qenë i pranishëm personalisht, homazhet i kemi zhvilluar me Kabinetin tim në mesditë.

Lavdia e dëshmorëve dhe martirëve, është e përjetshme!
Lavdi jetës dhe veprës së dëshmorit Bekim Hysenaj!
Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!
https://www.facebook.com/share/p/1ReC9Udfoe/?mibextid=wwXIfr

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit