Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, pas zgjedhjes së Presidentit Trump, president i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka uruar, duke përsëritur moton e tij: Bëje sërish të madhe amerikën President!
Postimi i plotë i z. Lladrovci:
Nga përvoja ime, republikanët i kanë dhënë hov e zjarr çështjes tonë, e kanë nisë dhe e kanë bitisë, sa në zgjedhjet në Amerikë, i parapëlqej kandidatët republikan.
Trump qysh në zgjedhjet e para, ishte në fushatë jashtë standardi, bager i politikës dhe mundësive të një Amerike tjetër. Vendimet e tij, jo çdo herë gjetën bashkudhëtar, por, kush nuk ecë shpejtë, është i humbur.
Sonte, Presidenti Trump u bë presidenti i 47-të dhe nga zemra i uroj sukses. Si asnjë herë më parë, në Kabinetin e tij Presidencial, miqtë e kombit tonë, zënë vende e poste shumë të larta. Pres nga ata që e kanë bërë shqiponjën, të jenë krah yni i pathyeshëm.
Nga sonte, as bota, por, as Ballkani nuk pres të jetë i njëjtë. Bëje sërish të madhe amerikën President!
https://www.facebook.com/share/1BUmz26o73/?mibextid=wwXIfr