Kryetari i komunës së Drenasit ka përgëzuar qytetarët për procesin zgjedhor, me këtë rast ka theksuar: “Bastioni i PDK-së dëshmoi si çdo herë se procesi i lirë e demokratik i zgjedhjeve është në vend të parë”.
Postimi i Lladrovcit në fb:
Zgjedhjet qendrore në komunën e Drenasit janë zhvilluar në mënyrë shembullore dhe shpreh përgëzime për zyrtarët e procesit zgjedhor, komisionarët dhe vëzhguesit.
Falënderoj të gjithë qytetarët që morën pjesë në votim të cilët dëshmuan kulturë demokratike dhe përmbushje të obligimit qytetar për të zgjedhur deputetët e Parlamentit të Republikës së Kosovës.
Bastioni i PDK-së dëshmoi si çdo herë se procesi i lirë e demokratik i zgjedhjeve është në vend të parë. Suksese!
https://www.facebook.com/share/p/1KDyTwZenr/?mibextid=wwXIfr






