3.9 C
New York
Thursday, February 26, 2026

Buy now

Lladrovci: Baca Adem dhe Hashim Thaçi, janë profile në faqet më të ndritshme të kombit tonë

- Advertisement -

Me rastin e 90 vjetorit të lindjes së Adem Demaçit dhe 10 vjetorit kur Hashim Thaçi mori pozitën e presidentit, Ramiz Lladrovci ka bërë një deklaratë.

Postimi i Lladrovcit në rrjetin social:
Ditëlindja e gjigandit të lirisë dhe nënshkrimi në historinë e re të shtetit tonë, përputhen në ditën e sotme, ditë që e kujtoj me nderim.
Baca Adem do të ishte 90 vjeç, sot e gjithmonë, do ta kujtoj me nderim, duke qenë krenar se e pata një nga frymëzimet rinore në rrugën e lirisë.
Shteti ynë, nuk ka histori të gjatë, por, është i begatë me ngjarje. Në këtë dhjetëvjetor, shpreh nderimin e jashtëzakonshëm për heroin tonë të luftës dhe paqes, shokun e bashkëluftëtarin, presidentin Hashim Thaçi!
Baca Adem dhe Hashim Thaçi, janë profile në faqet më të ndritshme të kombit tonë!

https://www.facebook.com/share/p/1E7HK4mcW9/?mibextid=wwXIfr

Të ngjashme

Të fundit