11.4 C
New York
Friday, December 19, 2025

Buy now

Lladrovci: Aleanca me Amerikën, është historike, e palëkundur dhe e përjetshme

- Advertisement -

Pas vendimit të Presidentit Trump për përfshirjen e Kosovës në interesin strategjik amerikan, Ramiz Lladrovci ka shkruar se aleanca me Amerikën, është historike, e palëkundur dhe e përjetshme.

Postimi i plotë i Lladrovcit në rrjetin social:

Jam i lumtur që para shumë viteve kam shkruar:

“Presidenti Trump, është dëshmuar si aspirinë e fortë për prapaskenat antishqiptare dhe pres të mbyll lojërat e dëmshme globale. Ashtu si më 2016, edhe tashmë, kisha një dëshirë që Trump të fitojë dhe thellojë miqësinë me Kosovën dhe Shqipërinë si dhe të sigurojë vend meritor në skenën globale. Fitorja e presidentit Trump, qoftë hap i parë për fitore të reja dhe fuqizim të faktorit shqiptar!”

Kosova në dokumentin e fundit strategjik përmendet 11 herë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në kabinetin me ndikim të fuqishëm të shqiptarëve, me shumë miq pro kombit tonë, konfirmon:

Mbështetjen e palëkundur të SHBA-së për Kosovën
Forcon institucionet e mbrojtjes dhe sigurisë të Kosovës
Rrit stabilitetin rajonal
Përparon integrimin euroatlantik të Kosovës
Mbron sovranitetin në diplomacinë ndërkombëtare.

Aleanca e Kosovës dhe kombit tonë me Amerikën, është historike, e palëkundur dhe e përjetshme. Faleminderit Amerikë, nga Presidenti Wilson, deri te Presidenti Trump për krejt çka keni bërë dhe po bëni për ne. Kosova dhe kombi ynë, do të jenë përjetësisht mirënjohës!
https://www.facebook.com/share/p/1BrK5krdAY/?mibextid=wwXIfr

Të ngjashme

Të fundit