Në përvjetorin e rënies heroike të heronjve Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka deklaruar se ata “janë dy heronj, të cilët me veprën e tyre, treguan se cilave shtigje po ecte liria”, raporton Scanner.
Idealet e tyre i vazhduan bijat dhe bijtë më të çmuar të kombit, me UÇK-në, krenarinë e kombit”, ka shkruar Lladrovci.
Postimi i plotë:
Afrimi e Fahriu, janë dy heronj, të cilët me veprën e tyre, treguan se cilave shtigje po ecte liria.
Ata, dëshmuan se okupatori do barut, do djem e vajza të cilët i dalin hasmit përballë dhe jetojnë e vdesin për çlirimin e Kosovës.
Idealet e tyre i vazhduan bijat dhe bijtë më të çmuar të kombit, me UÇK-në, krenarinë e kombit.
Lavdi e përjetshme për heronjtë e kombit, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu!
https://instagram.com/p/CzJYSCyMXSQ/