0.1 C
New York
Saturday, February 8, 2025

Buy now

Lladrovci: 5 asamblistë të PDK-së tentojnë të dëmtojnë garën e performancës komunale

- Advertisement -

Drenas, sërish tentojnë 5 asamblistë të PDK-së të dëmtojnë garën e performancës komunale

Seanca e sotme e Kuvendit të Drenasit, kishte shumë pika të rendit të ditës, ku njëra nga to vlente për garën e performancës komunale, pritej votim njëzëri, por 5 asamblistë të PDK-së, ishin kundër.

Ky tentim për të dëmtuar garën e performancës shkoi kot, sepse, 23 asamblistë ishin pro dhe një abstenim.

Kryetari Lladrovci ka vlerësuar lartë votimin e asamblistëve pa dallim partie dhe ka theksuar se “mbledhja e sotme e Asamblesë komunale, dëshmoi se interesi qytetar është përtej bindjeve apo ndarjeve politike”.

“Jam i lumtur që shumica e asamblistëve, i votuan me shumicë të votave të gjitha pikat e rendit të ditës”, ka shkruar Lladrovci.

Me rëndësi të veçantë ishte vota për Draft Propozimin e Planit të Veprimit për vitin 2023-2024 të Strategjisë së Zhvillimit Ekonomik Lokal 2020-2024 me ndryshim-plotësimin, që ndikon për garën e Grantit për Performancën Komunale, ka deklaruar Lladrovci.

Ai ka theksuar se “është për keqardhje që 5 asamblistë të PDK-së, sikur në Seancën e kaluar, tentuan të na dëmtojnë në garën e performancës”.

Jam krenar me asamblistët e të gjitha partive që ia duan të mirën komunës dhe qytetarëve të Drenasit përtej rekomandimeve të keqbërësve, ka deklaruar Lladrovci dhe ka shtuar “dikush lind kampion, Drenasi është kampion!”

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit