13.1 C
New York
Sunday, November 17, 2024

Buy now

Lladrovci: 28 Nëntori, me katër ngjarje historike, përcaktuan fatin, jetën dhe krenarinë tonë

- Advertisement -

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, me asamblistë e drejtorë të drejtorive, mori pjesë në shënimin e 28 Nëntorit, të cilën e quajti datë që përcaktoi fatin, jetën dhe krenarinë, raporton Scanner.

Kruja, Vlora, Prekazi e Drenica, janë vende ku populli ynë, gjeti veten në kthesat e historisë, në momentet kur shpërfaqet gjenialiteti i udhëheqësve dhe popullit tonë, për të qenë i lirë e krenar në trojet e veta, ka shkruar Lladrovci.

Postimi i plotë:

Sot, për nder të 28 Nëntorit, me drejtorë e asambleistë, kemi bërë homazhe dhe kemi vënë kurora me lule pranë Memorialit në Marinë, në Poklek të vjetër, Likoshan, Llapushnik, Gllanasellë, Negroc, Vërboc, Çikatovë të vjetër, Baicë, Abri, Tërdec, Gllobar, Terstenik, Shtuticë, Krajkovë, Damanek, Shtrubullovë dhe Nekoc, për t’u përkulur para sakrificës së heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të lirisë të komunës tonë.

Si asnjë datë tjetër, 28 nëntori, është datë që na jep krenari, forcë dhe motiv, për të ecur përpara, ashtu siç hyri në Krujë, heroi ynë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Ashtu si Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë duke e shpallur Shqipërinë të pavarur e sovrane.

Në këtë datë, lindi Komandanti ynë legjendar Adem Jashari dhe po në këtë datë, doli publikisht, Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Këto katër ngjarje që i japin kuptim kombit tonë, përbëjnë edhe shtyllën ku mbështetet identiteti ynë, jeta jonë dhe synimet tona njerëzore brenda kombeve të përparuara e demokratike.

Në Seancën solemne të Kuvendit të Drenasit e urova edhe Ditën e Forcës së Sigurisë së Kosovës, me dëshirat të vazhdojnë të na bëjnë krenar ashtu sikur UÇK-ja.

Këto katër ngjarje, janë rrjedhë të cilën e përcaktuan fatin, jetën dhe krenarinë tonë.

Kruja, Vlora, Prekazi e Drenica, janë vende ku populli ynë, gjeti veten në kthesat e historisë, në momentet kur shpërfaqet gjenialiteti i udhëheqësve dhe popullit tonë, për të qenë i lirë e krenar në trojet e veta.

Në këtë festë, na mungojnë liderët, prijësit tanë të luftës dhe paqes, Hashimi, Kadriu, Jakupi, Rexhepi, Nasimi, Salihu, Pjetri, ne besojmë në pafajësinë e tyre dhe i presim fitimtarë.

Shprehim konsideratën për kontribuuesit e zhvillimit në komunë dhe të gjithë qytetarët për bashkëpunim.

Uroj shqiptarët kudo jetojnë: Gëzuar, gëzuar përgjithmonë festën e Skënderbeut, Ismail Qemalit, Adem Jasharit dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!

Lavdi heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të lirisë, të cilët i kontribuan idealeve të 28 Nëntorit, lirisë e pavarësisë tonë.

https://instagram.com/p/C0Jo1b4NYWL/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit