Ramiz Lladrovci në foto me poliedrin me të cilin është shpërblyer Komuna e Drenasit që përmban 12 parimet e qeverisjes së mirë të Bashkimit Evropian, thekson se ato parime do të gjejnë zbatim edhe pas 12 Tetorit.
Postimi i tij:
Shiu e bora në fillim të tetorit nuk na befason. Unë, në pritje të qytetarëve dhe zbatim të agjendës ditore.
Po mendoj çfarë mund të nxjerrin nga laboratorët e shpifjeve keqbërësit me bedelë për qeverisjen gjatë mandatit tim. Kur nuk ju piu ujë para katër vitesh shpifja sikur jam “dëshmitar i Hagës”, e shpikën njëfarë koalicioni të përçarjes për Drenicën, megjithëse nuk po ju pi ujë, ata kot po e trumbetojnë.
Nuk ju piu ujë shantazhi me audio incizim të prerë e të montuara, çfarë ju ka mbetur tjetër. Megjithatë, prej tyre gjithçka pritet. Përpjekja për shantazhe të reja nga humbësit e betejës zgjedhore në Drenas tashmë mund të shtohen, por, edhe përkrahja e qytetarëve në çdo tubim zgjedhor po shtohet gjithnjë e më shumë me 101 arsye “Për Drenasin Kampion”.
I qetë, pres të ketë tendenca për manipulim të elektoratit me audio incizime apo incizime tjera, me zë apo me foto, të montuara e të shpifura sipas traditës që kanë disa nga kundërshtarët e mi – përgjimin, spiunimin, shpifjen e dezinformatën, por ju garantoj se nuk do t’ia dalin.
Incizimet e nxjerra nga konteksti, të prera e me ndërhyrje, me qëllime e tendenca të ulëta, për ta ndalur fitoren me 101 arsye “Për Drenasin Kampion”, nuk do të kenë sukses. Ato vetëm sa do ta tregojnë fytyrën e vërtetë të mendësisë me të cilën jam në betejë, betejë që do ta fitoj bashkë me qytetarët.
Me poliedrin e 12 parimeve të qeverisjes së mirë të BE-së, me të cilin jemi shpërblyer, do të gjejnë zbatim edhe pas 12 Tetorit. Vazhdojmë edhe katër!
https://www.facebook.com/share/p/193G9eLh6o/?mibextid=wwXIfr