6 C
New York
Thursday, November 14, 2024

Buy now

Lladrovc: NATO-ja për neve është më shumë se aleancë. Gëzuar!

- Advertisement -

Me rastin e miratimit të vendimit të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, për avancimin e statusit të Kosovës nga anëtare vëzhguese në anëtare të asociuar, ka reaguar Ramiz Lladrovci.
NATO-ja, për neve është më shumë se aleancë. Gëzuar, ka shkruar ai.
Postimi i plotë i Lladrovcit në rrjetin social:
Asambleja Parlamentare e NATO-s, sot e miratoi avancimin e statusit të Kosovës nga anëtare vëzhguese në anëtare të asociuar që përbën lajmin më të mirë që mund ta kemi dëgjuar viteve të fundit.
Komponenti i sigurisë, i përafrimit dhe anëtarësimit të Kosovës në NATO, është jetik dhe i shumëpritur falë shteteve aleate, shteteve demokratike, partnere dhe përkrahëse tradicionale të avancimit tonë, nga vend i okupuar në shtet të pavarur.
Liria e Kosovës dhe e ardhmja e shtetit tonë, është e garantuar kur arrijmë të jemi pjesë e aleancave dhe vlerave euro-atlantike, të cilat në kohën e duhur vunë në përdorim forcën ushtarake kundër caqeve ushtarake të Serbisë për çlirimin tonë.
Ky avancim i statusit tonë ndoshta edhe nuk ju pëlqen disave që urrenin t’i kapnin armët për çlirim, por, pa to nuk do të bëheshim as shtet, as anëtar të asociuar të NATO-s. NATO-ja, për neve është më shumë se aleancë. Gëzuar!
https://www.facebook.com/1653723698/posts/pfbid0D4RDboeCRBaC5uY7xKNF7YoKhgX9aQw6xtcwERjoaLcKJ9MtpSq6gDp2oSNfyhoyl/?mibextid=WC7FNe

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit