19.3 C
New York
Thursday, September 18, 2025

Buy now

Lladorvci përjashton mundësinë e bashkëpunimit me VV-në, thotë se në Drenas s’do të ketë balotazh

- Advertisement -

Kandidati aktual i Drenasit, Ramiz Lladrovci i cili në zgjedhjet lokale të tetorit synon ta fitojë edhe mandatin e tretë, ka përjashtuar çdo mundësi që nëse shkon në balotazh me PDK-në, të bëjë koalicion me Vetëvendosjen a po ndonjë parti tjetër.

Lladrovci ka thënë se nuk pret që të ketë balotazh, por sipas tij edhe nëse ka balotazh, nuk do të bëjë marrëveshje politike me askënd.

“Unë nuk bëjë marrëveshje me askënd, veç me qytetarin. Në vitin 2016 nuk kam hyrë me askënd, 2021 me askënd, krejt ata tjerët kanë hyrë në koalicione. Nuk pres balotazh. Në qoftë se hipotetikisht shkojmë në balotazh nuk ka me bë askush marrëveshje me mua”, ka thënë Lladrovci në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Të ngjashme

Të fundit