0.1 C
New York
Monday, February 3, 2025

Buy now

Liz Truss në rrugë për t’u bërë kryeministrja e ardhshme e Britanisë

- Advertisement -

Sondazhi i anëtarëve konservatorë tregon se kandidatja Liz Truss , është dukshëm përpara ndaj rivalit të saj, Rishi Sunak, në garën për t’u bërë kryeministre e Britanisë së Madhe.

Sipas sondazhit, Truss prin me 62 përqind përkrahje nga anëtarët e partisë, ndërsa Sunak me 38.

Kandidatët do të marrin pjesë në 12 debate në të gjithë vendin, para se të shpallet rezultati më 5 shtator, raporton Guardian.

Taksat dhe shpenzimet janë bërë fusha kryesore e betejës në garën e vështirë, me Sunak që këmbëngul se ulja e menjëhershme e taksave, siç ka premtuar Truss, do të rrezikonte përkeqësimin e krizës së kostos së jetesës.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit