Liverpooli ka shënuar një tjetër fitore në Premier League të Anglisë. Liverpooli të hënën mbrëma shënoi fitoren e shtatë rresht në elitën e futbollit të Anglisë. Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp mposhti në udhëtim Leicester Cityn me rezultatin 3:0.
Dy golat e parë i shënoi Curtis Jones.
Të parin e shënoi në minutën e 33-të, kurse të dytin pas tre minutave lojë. Ndërkohë, golin e tretë e realizoi në minutën e 71-të, Trent Alexander-Arnold. Liverpooli i është afruar zonës që siguron kualifikimin në Ligën e Kampionëve për edicionin e ardhshëm. Është vetëm një pikë prapa Manchester Unitedit dhe Newcastlet. Pra, është në vendi ne pestë me 65 pikë. Liverpooli ka një ndeshje më shumë se Unitedi dhe Newcastle.