![Liverpooli shënon fitore me rezultat minimal ndaj Brentford, i afrohet zonës së Ligës së Kampionëve Liverpooli shënon fitore me rezultat minimal ndaj Brentford, i afrohet zonës së Ligës së Kampionëve](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2023/05/Screenshot_20230506_205052_Chrome.jpg)
Liverpooli ka shënuar fitore minimale 1:0 ndaj Brentford, kështu duke u afruar shumë zonës së Ligës së Kampionëve. Të kuqtë janë vetëm një pikë larg Manchester Unitedit të vendit të katërt, me djajtë e kuq që kanë dy ndeshje më pak të zhvilluara.
Ndonëse me këtë ndeshje, seria e fitoreve shkon në gjashtë ndeshje radhazi, për skuadrën e Jurgen Klopp është shumë e vështirë, për të marrë një nga pozitat që çon në Ligë të Kampionëve sezonin e ardhshëm.
Sa i përket takimit, Nënkampioni në fuqi i Premierligës, ishte skuadra më e mirë në fushë, si në rastet e krijuara, ashtu edhe në posedim të topit, por vetëm një gol u shënuar përgjatë 90 minutave të takimit.
Goli i Mohamed Salah i minutës së 13-të për 1:0, pas asistimit të Virgil van Dijk, dha epilogun final, për tre pikët shumë të rëndësishme për Liverpoolin.
Me tri takime të mbetura deri në fund, Liverpool ka 62 pikë në vendin e pestë, teksa Brentford mban pozitën e nëntë me 50 pikë.
Ndeshja e radhës për skuadrën e Kloppit është në udhëtim te Leicester City, takim që zhvillohet më 15 maj.