Diogo Jota do ta ketë të ardhmen në Liverpool.
Futbollisti portugez i ka bindur drejtuesit e “Reds” me paraqitjet e tij.
Prandaj, klubi nga “Anfield Road” e ka bërë gati atij një kontratë të re të pasur.
Lajmin e ka bërë të ditur mediumi britanik “The Telegraph”.
25 vjeçari i ka edhe tri vjet kontratë me Të Kuqtë, ndërsa deri tash i ka realizuar 34 gola me këtë ekip.
Por, gjiganti i Premierligës është i vendosur për ta mbajtur sa më gjatë të jetë e mundur futbollistin portugez.
Ish-futbollisti i Paços de Ferreira, Atletico Madrid, Porto e Ëolverhampton do të ishte i kënaqur nëse e vazhdon karrierën në Angli pasi po ndihet mjaft mirë në Liverpool.