Harry Kane mund të jetë gati për një kthim spektakolar në Ligën Premier pas dy viteve te Bayern Munich.
Sulmuesi anglez, i cili ka vazhduar të shkëlqejë me instinktin e tij golashënues edhe në Bundesligë, tani është në synimet e Liverpoolit, e cila kërkon të përforcojë ofensivën për sezonin e ardhshëm.
Pas eliminimit të hershëm në Ligën e Kampionëve dhe humbjes në finalen e Carabao Cup, Liverpooli po kërkon një sulmues të nivelit botëror për të përballuar sfidat e reja.
Kane, me eksperiencën e tij të gjërë në Ligën Premier dhe aftësinë për të bërë diferencën, duket i përsosur për këtë pozitë.
Në sezonin e parë të Arne Slot në krye të skuadrës, Liverpooli ka performuar mirë në Ligën Premier, por mungesa e një sulmuesi qendror ka qenë e dukshme në momentet kyçe. Kane, me 30 plus gola në të gjitha garat këtë sezon për Bayern, mund të jetë zgjidhja ideale.
Bavarezët nuk kanë ndërmend ta lënë lehtë yllin e tyre të largohet, por një ofertë afër 120 milionë euro mund t’i bëjë të rishqyrtojnë vendimin.
Për Kanen, mundësia për të rikthyer në Angli dhe për të luftuar për trofe të reja mund të jetë joshëse.
Liverpooli duket i gatshëm të bëjë një lëvizje të fuqishme për të siguruar nënshkrimin e Kane, por negociatat do të jenë komplekse.
Nëse transferimi realizohet, ai do të ishte një nga goditjet më të mëdha të afatit kalimtar veror.