-1.9 C
New York
Monday, December 8, 2025

Buy now

Liverpooli pa sulmuesin Salah kundër Interit

- Advertisement -

Skuadra e Liverpoolit do të jetë pa sulmuesin Mohamed Salah për ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Interit.

Në fakt, thuhet se Salah nuk do të udhëtojë fare për në Itali pasi është lënë jashtë ekipit për këtë përballje.

Vendimin për të mos e përfshirë në ekip Salahun, thuhet se e ka marrë trajneri Arne Slot dhe Bordi i klubit anglez, të cilët kanë reaguar pas kritikave të sulmuesit nga Egjipti.

Salah ishte i ashpër me klubin pas barazimit me Leedsin në kuadër të Premier Leagues, ku insistoi se dikush po punon kundër tij.

Ndeshja Inter – Liverpool, luhet të martën prej orës 21:00 dhe i takon xhiros së gjashtë të fazës së ligës të Championsit.

33-vjeçari është pjesë e Liverpoolit prej vitit 2017 dhe me ekipin anglez ka kontratë deri në fund të këtij sezoni.

Të ngjashme

Të fundit