Liverpool raportohet se është i interesuar për sulmuesin turk të Juventusit, Kenan Yildiz.
Yildiz shfaqi formë të lartë në tri ndeshjet me Kombëtaren turke, madje, ai shënoi një gol mahnitës në miqësoren kundër Gjermanisë.
Sipas medieve italiane, Liverpool tashmë është hedhur në sulm për sulmuesin turk.
Yildiz, i cili me Juven ka kontratë deri në verën e vitit 2027, këtë sezon të garave me skuadrën italiane, ka zhvilluar 10 ndeshje, ku ka shënuar një gol dhe ka bërë një asistim.
Juventusi siç raportohet, nuk ka ndërmend ta shesë lojtarin, por nëse Liverpooli do të ofronte 30-40 milionë, atëherë turku mund të veshë fanellën e gjigantit anglez.