Liverpooli e ka mposhtu Leicesterin në xhiron e 33-të të Premier Leagues.
Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndonëse Liverpooli pati dy raste të mira, ku Salah në minutën e 3-të goditi shtyllën.
Shtatë minuta më vonë, Leicesteri ia “mori hakun” Liverpoolit, pasi Ndidi humbi një shans të artë ku topi e goditi shtyllën.
Ndërsa vetëm një minutëm ë vonë, Salah shpërdoroi një tjetër shans, gjuajtjen e të cilit e ndali Hermansen, njofton Klankosova.tv.
Edhe në pjesën e dytë Liverpooli vazhdoi me dominim, por që goli edhe tek në minutën e 76, ku shënoi Trent Alexander Arnold.
Me këtë fitore, Liverpooli arrin në kuotën e 79 pikëve, 13 më shumë se Arsenali që është në vendin e dytë, ndërsa Leicesteri zyrtarisht ka rëndë nga liga pasi gjendet në vendin e 19-të me 18 pikë.
Liverpoolit i nevojitet vetëm edhe një fitore nga pesë xhirot e mbetura për t’u shpallur kampion i Premier League.