![Liverpooli me “poker” ndaj Tottenhamit, kalon në finale të EFL Cup Liverpooli me “poker” ndaj Tottenhamit, kalon në finale të EFL Cup](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2025/02/Salah.jpg)
Liverpooli ka kaluar në finale të EFL Cup, pas fitores së thellë ndaj Tottenhamit prej 4-0.
Serinë e golave për “The Reds” e hapi Gakpo në minutën e 34-të të takimit, ndërsa në minutën e 51-të, Salah e dyfishoi rezultatin nga penalltia.
E, 15 minuta përpara fundit, Szobosziai trefishoi epërsinë, kurse pesë minuta më vonë van Dijk shënoi për rezultatin përfundimtar.
Në finale, Liverpooli e pret Newcastle pasi dje e mposhti Arsenalin me rezultat 2:0.