0.8 C
New York
Wednesday, December 10, 2025

Buy now

Liverpooli kap top 8-shin, këto janë rezultatet e ndeshjeve të sotme në Champions

- Advertisement -

Skuadra angleze Liverpool ka arritur të marrë tre pikë të vlefshme në Giuseppe Meazza ndaj Interit në kuadër të fazës së ligës të Ligës së Kampionëve.

Deri te fitorja, “The Reds” arritën nga pika e bardhë e penaltisë në minutën e 88-të, gol të cilin e shënoi Dominik Szoboszlai.

Me këto tre pikë, Liverpool ngjitet në pozitën e 8, pozitë kjo që çon direkt në fazën tjetër të Ligës.

Interi, nga ana tjetër, është në vendin e pestë, me pikë të barabarta (12) me Liverpoolin por me golaverazh më të mirë.

Rezultatet nga ndeshjet tjera

Chelsea është mposhtur nga Atalanta 2-1, Barcelona ka fituar 2-1 ndaj Frankfurtit, Monaco ka mposhtur me rezultat minimal Galatën (1-0), Atletico mposhti PSV-në me rezultat 3-2, Marseille triumfoi si mysafir i Royale Union SG (3-2), ndërsa Tottenhami mposhti bindshëm Slavia Praguen (3-0).

Të ngjashme

Të fundit