-8.7 C
New York
Friday, January 30, 2026

Buy now

Liverpooli interesohet për Camavingan, përgatit 80 milionë euro

- Advertisement -
Real Madridi pritet të hyjë në një tjetër epokë të re gjatë verës, kur pritet që të emërohet një trajner i ri për të zëvendësuar Alvaro Arbeloan. Njëkohësisht, mund të ketë lëvizje të rëndësishme edhe në skuadrën e parë, si në afrime ashtu edhe në largime.

Në planet e klubit është ardhja e një mbrojtësi qendror dhe një mesfushori të ri në “Bernabeu”, por po ashtu nuk përjashtohen një ose dy shitje të mëdha. Emra si Rodrygo Goes dhe Arda Guler vazhdojnë të lidhen me kalime të mundshme në Premier League, ndërsa një tjetër lojtar që mund të përfundojë në Angli në fund të verës është Eduardo Camavinga.

Reprezentuesi francez, i cili muajt e fundit ka pasur vështirësi të sigurojë një vend titullari të padiskutueshëm, është në radarët e Liverpoolit. Sipas The Daily Briefing, bisedimet me përfaqësuesit e tij kanë nisur tashmë për një transferim të mundshëm veror në “Anfield”, ku Camavinga do të kishte një rol më të rëndësishëm në skuadër.

Liverpool tentoi ta transferojë Camavingan këtë muaj, por u refuzua prerazi. Shpresa e klubit anglez është që një marrëveshje të jetë më e realizueshme gjatë verës, me një vlerë të mundshme transferimi rreth 80–100 milionë euro.

Interesimi i Liverpoolit për Camavingan nuk është i ri dhe ata shpresojnë të përfitojnë nga rënia e rolit të tij në Madrid, duke e tunduar me një kalim në Merseyside. Megjithatë, marrëveshja nuk pritet të jetë e lehtë, pasi nuk ka garanci që lojtari dëshiron të largohet, duke qenë se më parë ka shprehur kënaqësinë e tij për jetën në kryeqytetin spanjoll.

Për më tepër, Real Madridi vazhdon ta konsiderojë Camavingan si një lojtar kyç. Përkrah emrave si Aurélien Tchouaméni, Arda Güler, Fede Valverde dhe Jude Bellingham, ai shihet si një pjesë shumë e rëndësishme e repartit të mesfushës, dhe kjo pritet të mbetet e tillë edhe për shumë vite në vazhdim.

Të ngjashme

Të fundit