Liverpooli e ka fituar ndeshjen hapëse të Premier League ndaj Bournemouth me rezultat 4:2.
“The Reds” kaluan në epërsi në minutën e 37-të të takimit, ku Ekitike shënoi pas një asistimi të Mac Allister.
Me një gol u mbyll pjesa e parë, teksa në të dytën u shënuan edhe pesë sosh, ku Gapko e dyfishoi epërsinë e Liverpoolit në minutën e 49-të.
Rezultati u ngushtua në të 64-ën, ku Semenyo realizoi për 2:1 pas një kundërsulmi të bukur të Bournemouthit.
Vetëm 12 minuta më vonë, gjërat u vështirësuan për Liverpoolin, pasi po i njëjti lojtar i barazoi shifrat në 2:2.
Sefte golit në Premier League ia bëri Frederico Chiesa, i cili realizoi në minutën e 88-të të takimit, teksa për rezultatin përfundimtar u përkujdes Salah që realizoi në të 94-ën.