-1.9 C
New York
Thursday, January 9, 2025

Buy now

Liverpooli i shpëton humbjes, gabon Arsenali

- Advertisement -

Liverpooli i ka shpëtuar humbjes duke barazuar 2:2 me Fulhamin, pasi ishte në disavantazh në dy raste. Në anën tjetër, Arsenali ka barazuar 0:0 me Evertonin, duke mos shfrytëzuar gabimin e ‘The Reds’ për t’u afruar në renditjen tabelare.

Liverpooli ishte skuadër më e mirë, por u dëmtua shumë nga kartoni i kuq nga Robertson.

Pereira shënoi në minutën e 11-të, për të çuar Fulhamin në epërsi 1:0.

Gjashtë minuta më vonë, Robertson, u ndëshkua me karton të kuq direkt.

45 minutat e para përfunduan me rezultatin minimal 1:0, ndërsa lideri i Premierligës e barazoi rezultatin dy minuta pasi filloi pjesa e dytë me golin e shënuar nga Cody Gakpo.

Fulhami e riktheu epërsinë në minutën e 76-të me golin e Rodrigo Muniz.

Por Liverpooli i shpëtoi humbjes. Diogo Jota shënoi gol vetëm pak minuta pasi u inkuadrua në fushë, për të barazuar rezultatin në 2:2 në minutën e 86-të.

Me këtë rezultat u mbyll takimi, me Liverpoolin që e ruan primatin në Premierligë, por që iu mundësohet kundërshtarëve të afrohen.

Në përballjen tjetër, Arsenali barazoi pa gola me Evertonin.

Përkundër dominimit total, Topçinjtë nuk arritën të realizonin asnjëherë, ndërsa sa i përket Everton, ata nuk gjuajtën në drejtim të portës asnjëherë gjatë 90 minutave.

Dy takimet tjera në Premierligë që u zhvilluan në të njëjtin orar përfunduan si vijon:

Newcastle United 4:0 Leicester dhe Wolves 1:2 Ipswich Town.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit