Liverpooli e ka lëshuar fitoren nga duart në minutën e fundit të kohës shtesë, në përballjen ndaj rivalit lokal Everton.
“Reds” ishin në epërsi prej 1:2 deri në minutën e fundit të kohës shtesë, megjithatë Tarkowski rezultoi të jetë heroi i Evertonit me një gol nga afërsia për epilogun përfundimtar 2:2.
Evertoni e nisi më mirë, për të marrë avantazhin pas 11 minutave lojë përmes Beto, që u asistua nga Branthwaite.
Megjithatë, vetëm pesë minuta më vonë Alexis MacAllister me një supergol pas asistimit të Mo Salah e barazoi rezultatin (16’).
Liverpooli kishte më shumë raste për ta përmbysur rezultatin por që edhe Evertoni krijoi disa aksione të bukura, por larg konkretizimit.
Ishte Mo Salah që sërish e bëri ndryshimin, me një gol fantastik pas një topi të kthyer (73’).
Kur të gjithë prisnin fishkëllimën e fundit të gjyqtarit, vendasit zhvilluan edhe një aksion, ku Iroegbunam e gjeti për mrekulli Tarkowskin, i cili realizoi nga afërsia (90+8’).
Liverpooli vazhdon si lider i vetëm në Premierligë me 57 pikë, tani shtatë pikë mbi Arsenalin kurse Everton zë pozitën e 16-të me 27 sosh.