Liverpooli është gati t’i shpenzojë rreth 80 milionë euro për futbollistin e Brightonit, Alexis Mac Allister. Liverpooli përballet me një konkurrencë të fortë për Mac Allisterin.
Në garë për futbollistin 24-vjeçar të Argjentinës kanë shprehur edhe Manchester City, Arsenali dhe Chelsea.
Fituesi i Kupës së Botës me Argjentinën në Katar ka kontratë me Brightonin deri në vitin 2025 me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.
Mesfushori argjentinas ka shënuar 12 gola dhe ka kontribuar me tri asistime në 40 paraqitje në të gjitha garat me fanellën e Brightonit.